Vendosni fjalën kyçe....

Trump pranon se tranzicioni i pushtetit tek Biden duhet të fillojë


Presidenti aktual amerikan Donald Trump ka pranuar që të nisë një tranzicion zyrtar që presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën.

Trump tha se agjencia federale që mbikëqyr dorëzimin duhet të “bëjë atë që duhet të bëhet”, edhe pse ai u zotua të vazhdonte të kundërshtonte humbjen e tij në zgjedhje.

Më herët, Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA) tha se po e pranonte Bidenin si “fituesin e dukshëm”. Kjo vjen pas certifikimit të fitores së Bidenit në Miçigan, që ishte një goditje e madhe për Trump.

Drejtuesja e Administratës së Shërbimeve të Përgjithshme informoi dje Joe Biden se procesi zyrtar i tranzicionit qeveritar është aprovuar, shkruan BBC.

Administratorja e GSA-së Emily Murphy tha se Biden, të cilit ajo i referohej si “presidenti i zgjedhur i dukshëm”, tani është në gjendje të marrë qasje në fondet federale dhe burime të tjera për të filluar tranzicionin e tij në pushtet. Po ashtu mohoi që ajo të ketë qenë nën presion nga Shtëpia e Bardhë për të vonuar procesin.

Pas kësaj presidenti Trump tha në një postim: “Unë jam duke rekomanduar që Emily dhe ekipi i saj të bëjnë atë që duhet të bëhet në lidhje me protokollet fillestare dhe i kam thënë ekipit tim të bëjë të njëjtën gjë “.

Megjithatë u zotua të vazhdojë luftën e tij ligjore për të kundërshtuar rezultatet e zgjedhjeve. Ndërkohë Pentagoni tha se do të siguronte “mbështetje për ekipin e Biden … në një mënyrë profesionale, të rregullt dhe efikase që i përshtatet pritjeve të publikut për Departamentin dhe angazhimit tonë për sigurinë kombëtare”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *