Tetë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 në Shqipëri. Numri i sotëm ka pësuar ulje të ndjeshme krahasuar me dyfishin që u raportua një ditë më parë.
Viktimat janë 4 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, të moshave nga 48 në 73 vjeç.
Nga 2137 testime të kryera janë zbuluar 644 raste të reja. Për sa u përket pacientëve në tre spitalet covid, aty po trajtohen 461 persona nga të cilët 19 në terapi intensive me 7 të intubuar.