Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër, plagosen 5 persona


Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër.

Dy makina janë përplasur me njëri tjetër dhe për pasojë janë plagosur pesë persona.

Mes të plagosurve raportohet se është edhe një fëmijë i mitur.

Në aksident është përfshirë një makinë tip Toyota dhe një kamionicinë.

Të plagosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e Gjirokastër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *