Vendosni fjalën kyçe....

Balla dorëzon kërkesën në Kuvend: Të ngrihet një Komision i Posaçëm për raportin e Dick Marty-t


Taulant Balla i ka dorëzuar Kuvendit kërkesën për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe pretendimet në raportin e Dick Marty-t për luftën në Kosovë.

Kërkesa e dorëzuar nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, është firmosur nga 18 deputetë të maxhorancës.

Socialistët kërkojnë që ky Komision i Posaçëm, të hetojë rolin e politikanëve shqiptarë në raportin famëkeq.

 “Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimit e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues politikë shqiptarë o se institucione publike shqiptarë, nëpërmjet veprimeve dhe mosveprimeve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimi kriminal i drejtuesve të UCK-së në territorin e Shqipërisë.

Komisioni i Posaçëm i Kuvendit duhet të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe t’ia prezantojë Kuvendit të Shqipërisë brenda një afati tre mujor.  Komisionit duhet t’i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike, sipas legjislacionit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”, thuhet në kërkesën e deputetëve socialist.

Po ashtu, kërkohet që në fund të hartohet edhe një projekt rezolutë për këtë çështje.

Një kërkesë e tillë vjen pas një fushate intensive kundër kreut të PD-së Lulzim Basha, lidhur me hetimet ndaj UÇK-së dhe “Shtëpinë e Verdhë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *