Vendosni fjalën kyçe....

“Fshehu një vrasje” – CNN pret intervistën me të ftuarin që shpjegonte pse ish-kryebashkiaku i Çikagos s’duhet të jetë pjesë e kabinetit qeveritar


Një intervistë e CNN-it e cila po mundohej të hidhte dritë se pse progresistët janë të pakënaqur me të zgjedhurit e mundshëm për kabinetin e Joe Biden, u ndërpre një minutë pasi filloi.

Kjo sepse një nga të ftuarit tha se një prej kandidatëve të propozuar, kishte fshehur një vrasje ndërsa ishte në detyrë si kryebashkiak.

Ish-kryetari i Bashkisë së Çikagos, Rahm Emanuel, u sugjerua këtë javë si një sekretar i mundshëm i Transportit për Bidenin. Por sugjerimi u prit me zemërim nga krahu progresiv i Partisë Demokratike.

Të martën, CNN ftoi një politikan progresiv të Nju Jorkut, Jamaal Bowman, për të diskutuar tranzicionin e Bidenit.

Bowman tha se ishte “tepër alarmante” që Biden po konsideronte një person që u përpoq të mbulonte vrasjen e një 17-vjeçari me ngjyrë nga një polic i bardhë. Mirëpo në këtë moment transmetimi u ndërpre dhe u zëvendësua me logon e CNN-it.

Adoleshenti me ngjyrë u vra me armë zjarri nga një oficer policie i Çikagos në tetor të vitit 2014, kur Emanuel po luftonte për mandatin e tij të dytë si kryebashkiak. Vetëm muaj pas rizgjedhjes së tij, një gjykatës nxori disa pamje, të cilat u bënë prova kryesore në gjyqin e vrasjes dhe dënimin e oficerit përgjegjës për vdekjen e adoleshentit.

Disa e-maile të publikuara më vonë, treguan se si zyra e kryetarit të bashkisë u përpoq të mbante konfidenciale videon pasi ishte më i shqetësuar për fushatën e tij sesa për të vënë në vend drejtësinë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *