Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Do i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit që nga 1 dhjetori mësimi të bëhet edhe online


Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu, tha sot se do i rekomandojë ministres së arsimit, Kushi, që nga data 1 dhjetor mësimi në shkolla të bëhet i alternuar mes atij me prani fizike dhe online.

Gjatë deklaratës së saj, numri një i shëndetësisë theksoi se protokollet në shkolla janë zbatuar për të ulur sa më shumë rreziqet.

Megjithatë bazuar në rekomandimin e Komitetit të Ekspertëve, do i bëhet rekomandimi Ministrisë së Arsimit lidhur me mësimin në shkollat e vendit.

“Ashtu si e kemi përsëritur shëndeti juaj dhe i fëmijëve është i pari. Deri tani fëmijët nuk vlerësohen të jenë transmetues të lartë i infeksionit. Protokollet në shkolla janë zbatuar, por për të minimizuar risqet ku të pranishme janë edhe infeksionet e tjera respiratore, pas rekomandimit të Komiteti të Ekspertëve kemi vendosur që t’i rekomandojmë Ministrisë së Arsimit që prej datë 1 dhjetor të aplikojmë skenarët me mësim të alternuar, klasike, fizike dhe të kombinuar me mësim online. Bazuar në specifikat e situatës lokale të epidemisë.” – tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *