Vendosni fjalën kyçe....

Mihajloviç flet për luftën dhe Arkanin: Ka bërë gjëra të tmerrshme, por do isha hipokrit nëse mohoj miqësinë me të


Trajneri i Bolonjës Sinisa Mihajlovic, në fillim të këtij muaji ka folur për veten e tij në një intervistë të gjatë për “Corriere della Sera”. Ai u ndal tek Lufta në ish-Jugosllavi dhe tek Arkani, krimineli serb dhe ish-komandanti i një force paramilitare gjatë luftërave në Jugosllavi.

Mihajloviç thotë se nuk do t’i përgjigjet kurrë zyrtarisht letrës së hapur që i kanë dërguar mbi njëqind eksponentë të botës së politikës dhe shoqatave për t’i kërkuar atij që të ndahet qartë nga krimet e luftës në ish-Jugosllavi dhe nga kriminelët siç konsiderohet komandanti serb Arkan. Por përgjigja e tij vjen në të vërtetë përmes kësaj interviste.

“Unë kam thënë tashmë atë që kisha për të thënë. Unë e jetova luftën nga Italia, duke u përpjekur të ndihmoj sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Pasi bleva Il Messaggero, në faqen e parë ishte fotoja e tre djemve të vdekur “viktima të çetnikëve serbë.” Por njëri prej tyre ishte një ish-shok klase i imi. Një serb. Serbët bënë shpifësira, ashtu si kroatët. Por historia shkruhet gjithmonë nga fitimtarët. Prandaj, fajtorët e vetëm jemi ne”– tha Mihajloviç.

Në veçanti, u diskutua marrëdhënia e tij me Zeljko Raznatoviçin, i njohur ndryshe dhe si Arkani. Ai pranon se Arkan ka bërë krime të tmerrshme, por thotë se s’mund të mohojë miqësinë që ka pasur me të.

“Kur isha duke luajtur me Vojvodinën, në fund të një loje të luftuar fort e kisha fyer atë duke mos ditur kush ishte. Kur më punësuan tek Ylli i Kuq, ai më thirri në vilën e tij. Mendova se donte të më vriste. Përkundrazi ai ishte i sjellshëm, i dashur. ‘Ccfarëdo që të duhet, Sinisa, ti e di që mund të vish tek unë. Do të të lë telefonin tim.’ Në vitet e mia në Beograd unë e ndoqa atë për rreth 200 mbrëmje në vit. Ne u bëmë vërtet miq. Kur ai vdiq, unë botova nekrologjinë e famshme që tërhoqi shumë kritika për mikun tim Zeljko, jo për Komandant Arkanin, udhëheqësin e Tigrave. Unë kurrë nuk do të ndaj atë që bëri, dhe ai bëri gjëra të tmerrshme. Por nuk mund të mohoj një marrëdhënie që është pjesë e jetës sime, e asaj që kam qenë. Përndryshe unë do të isha hipokrit.”– shprehet trajneri serb.

Javën e kaluar nisi një debat në vendin tonë, pasi në autobiografinë e tij Sinisa Mihajlovic, zbuloi një mesazh që ia kishte dërguar kryeministri Edi Rama. Kjo kur ai ishte i sëmurë me leuccemi. Një mesazh për të cilin kryeministri shqiptar është kritikuar shumë nga opozita, pikërisht për shkak të marrëdhënies që trajneri serb ka patur me Arkanin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *