Koronavirusi i merr jetën mjekut të njohur Bledi Nini, i cili po kurohej në Itali për Covidin.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve në shtetin fqinj, Nini nuk mundi dot të mbijetojë.
Lajmin për vdekjen e tij e konfirmoi dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, i cili shkruan në rrjetet sociale: “ U nisa për në ‘Shkollën Tregtare’ me të njëjtin optimizëm me të cilin kam dashur të përcjell mesazhet sensibilizuese nëpër shkolla, gjatë këtyre ditëve, por lajmi se miku e kolegu im, një nga mjekët më të talentuar vlonjat, Bledi Nini, e humbi këtë mëngjes betejën me Covidin, nuk është i thjeshtë për mua. Virusi nuk është lojë mediatike, kujdesuni për veten, përdorni maska dhe tregohuni të vëmendshëm ndaj të gjitha masave parandaluese! Pushofsh ne paqe, Bled!”
Bledi Nini ishte ndër mjekët më të talentuar otorinolaringologë në vendin tonë. Ai punonte në shërbimin e O.R.L.-së në QSUT.