Mes themeluesit të Nismës Thurje, Pano Soko dhe zv.Ministrit të Financave, Besard Kadia u zhvilluar një debat lidhur me sugjerimin për mbylljen pjesërisht të shkollave për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi.
Sipas Sokos, vendimi për mbylljen e shkollave është popullist dhe i marrë nga Facebook në bazë të opinioneve të publikut.
Debati:
Soko: Deklarata e Ramës kur tha se shkollat nuk janë vatër infeksioni dhe më pas vendimi për mbyllje të pjesshme është një deklaratë që ka konfuzuar shumë qytetarët. Unë mendoj se kjo është shumë populiste, dhe mendoj se është marrë ky vendim ndikuar tek kërkesa e shumicës së opinionit publik. Një vendim i marrë në bazë të sondazheve. Është qasje elektorale. Me frymë populiste të momentit. Kjo mund të jetë dhe një masë pararendëse për një mbyllje të përgjithshme. Vendimi është marrë për shkak të mësuesve të munguar pasi janë infektuar. Është një situatë këtu që gjithçka po paketohet për politikë. Janë infektuar mësuesit, dhe këtu s’ka asgjë për turp.
Kadia: Po ky tha që është marrë nga facebook-u, tani thotë nga mësuesit. Çfarë thotë ky?
Soko: Po çfarë thua more, kë gënjeni ju me idenë e shtimit të virozave respiratore. Pse tani dolën virozat, po na tregoni virozat ju që merrni vendime sot për nesër. Këtë vit në MSH janë vënë në dispozicion 25 mln euro, për paketa ndihme kemi vënë 110 mln euro. Kaq i kemi dhënë shëndetësisë, nëse i del apo jo se di, por nuk më rezulton se i del. Nga 500 mln euro që na kanë dhënë miqtë tanë, financime, 50 mln euro na dhanë që në prill ndërsa tani kemi marrë 100 mln euro. Kemi marrë 500 mln dhe kemi harxhuar 135 mln euro. Prandaj kam frikë për mbyllje totale unë. Se kemi qeveri të papërgjegjshme. Bizneset janë lënë në harresë. Nuk i vajti njëherë me paketë ndihme. I dha një paketë punonjësve dhe bizneseve iu tha: Vdisni ju, vrisni veten. Se ku apo si do i paguajnë qiratë