I gjendur nën akuza të vazhdueshme për betonizimin e kryeqytetit, kryebashkiaku Erion Veliaj na ka dhënë mundësinë për herë të parë të shohim Tiranën ashtu siç e kemi ëndërruar të gjithë, pa kulla dhe me parqe.
Por, githçka ishte produkt i videove propagandistike e qytetarit të parë të Tiranës.
Në promon e publikuar së fundmi ku fliste për punët e bashkisë, në pamjet e kuruara mirë si për çudi ishin zhdukur kullat që i kanë zënë frymën qendrës së Tiranës.
Si paraqitet nga Veliaj
View this post on Instagram
Si është në të vërtetë
Edhe nëse kullat nuk janë ekspozuar në videon e Veliajt, të gjithë jemi dëshmitarë se ato gjenden aty dhe shtojnë nga një kat përditë.
Me nje rrotullim 360 gradë, nga Sheshi Skënderbej mund të shohësh me sy të lirë 10 kulla në ndërtim e sipër.
Gjatë fushatës elektorale të vitin 2015, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj premtonte se nuk do të jepte asnjë leje ndërtimi klienteliste, por sot pas më shumë se 4 vjetësh në krye të kryeqytetit, ndërtimi po lulëzon kudo nëpër Tiranë.
Nën “maskën” e masterplanit të ri “Tirana 2030”, sheshi Skënderbej do të jetë tërësisht i rrethuar me kulla të larta, dhjetë të tilla, dhe praktikisht do të shërbejë si oborri i këtyre ndërtesave private.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Tirana Today