Vendosni fjalën kyçe....

“Vrasës të fëmijëve e të moshuarve” – Një person përplas makinën te gardhi mbrojtës i zyrës së Merkelit (Video)


Një makinë e mbuluar me mesazhe është përplasur në portat e zyrës së kancelares gjermane Angela Merkel në Berlin përpara një takimi, ku ishte vendosur të diskutohej për zgjatjen e bllokimit të koronavirusit në Gjermani.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes zbulojnë mesazhe që përfshijnë ‘Stop Globalizimin e Politikës’ dhe ‘Ju vrasës të mallkuar të fëmijëve dhe të të moshuarve’, që ishin shkruar në anën e automjetit.

Nuk pati raportime të menjëhershme viktimash lidhur me incidentin. Dhjetëra policë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ushtruan kontroll brenda mjetit pas përplasjes.

Drejtuesi i makinës, i cili dukej se ishte një mesoburrë, u mor nga vendi i ngjarjes me një barrelë. Një zëdhënës i policisë tha se ata nuk besojnë se incidenti ishte një sulm ekstremist.

Merkel kishte organizuar një konferencë me video të kryeministrave të shtetit gjerman të mërkurën në mëngjes, në të cilën u vendos për të diskutuar një shtrirje të bllokimit të koronavirusit dhe hapat e mëtejshëm për të luftuar pandeminë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *