Ekipi i Universitetit të Tel Avivit përdor gërshërë mikroskopike ‘për të përcaktuar dhe eleminuar qelizat kancerogjene’.
Këto kanë qenë rezultatet e testeve te kafshët që janë publikuar së fundmi ndërsa prova te njerëzit pritet brenda 2 vjetësh.
Shkencëtarët izraelitë thonë se ata kanë shkatërruar qelizat kancerogjene te minjtë me një metodë aq të saktë sikur ‘gërshërët e imta’. Ato përdoren për të synuar vetëm qelizat e prekura nga tumori, ndërsa lënë gjithçka rreth tyre të paprekur.
“Ky është studimi i parë në botë që provon se sistemi i redaktimit të gjenomit CRISPR, i cili funksionon duke prerë ADN-në, mund të përdoret në mënyrë efektive për të trajtuar kancerin në një kafshë.” – tha Profesor Dan Peer, një ekspert i kancerit nga Universiteti i Tel Aviv, pasi kërkimi i tij u botua në revistën Science Advances.
“Nuk ka efekte anësore dhe ne besojmë se një qelizë kanceroze e trajtuar në këtë mënyrë nuk do të bëhet më aktive. Kjo teknologji mund të zgjasë jetëgjatësinë e pacientëve me kancer dhe shpresojmë që një ditë të shërojë sëmundjen.” – shtoi ai.