Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Komisioni s’ka lidhje me Bashën, demokratët t’i kërkojnë sqarime mbi rolin e tij në luftën e UÇK-së


Numri dy i PS-së, Balla, u bëri thirrje demokratëve që të ngrihen e t’i kërkojnë kreut të PD-së, Basha, sqarime mbi rolin e tij në luftën e UÇK-së.

Teksa foli lidhur me komisionin e propozuar hetimor për të sqaruar të ashtuquajturat akuza për krime lufte në territorin e Shqipërisë gjatë Luftës në Kosovë, ai tha se objekt i këtij komision nuk është kryedemokrati.

“Sot jemi në një moment ku nga rezoluta dhe raporti kemi kaluar në një fazë, ku janë ngritur aktakuza përkundrejt luftëtarëve të Kosovës. Shqipëria është sot në një dokument zyrtar të një Dhome Speciale, në kuadër të tribunalit të Hagës, për t’u verifikuar. Ka pasur një përpjekje për të identifikuar këtë komision të posaçëm me diçka tjetër, me përfshirjen e Lulzim Bashës, nuk ka të bëjë fare komisioni me të. I bëj thirrje Bashës të qetësohet, nuk ka komision për ta hetuar, pasi do të ishte humbje kohe. Luli e ka vënë vulën e turpit, i takon demokratëve të ngrihen e t’i kërkojnë të sqarohet për rolin e tij në luftën e UÇK. E vetmja gjë që nuk më shkon kurrë në mendje është të bëj politikë me një çështje të interesit kombëtar. Menjëherë sapo ta kemi miratuar komisionin, do duhet që përmes dokumenteve zyrtare të sqarojmë çdo institucion që në Shqipëri nuk janë kryer krime lufte apo kundër njerëzimit.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *