Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Donatorët po pengohen të ndihmojnë për rindërtimin, në javët e ardhshme do shikoni afera të tmerrshme


Kreu i PD-së Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Çim Peka Live” denoncoi se donatorët po pengohen të ndihmojnë për rindërtimin e shtëpive.

Sipas Bashës pengesa po ndodh pasi në qeveri debatohet se kush do marrë tenderin.

Basha paralajmëroi se në ditët në vijim do dalin afera të tmerrshme për rindërtimin.

Donatorët po pengohen të ndihmojnë rindërtimin e shtëpive, sepse debatet e brendshme të qeverisë janë se kush do të marrë tenderin.

Në ato raste kur t’i e ke të qartë që ato shtëpi që qëndrojnë aty prej 100 apo 120 vitesh, 50 apo 40 vitesh mund të rindërtohen, rindërtohen me kontribut financiar ndaj familjeve. Këtë e kanë kërkuar edhe familjet, edhe ne nga qeveria.

E dyta një transparencë totale. Siç do ta shikoni në javët në vijim ka afera të tmerrshme.

Mungesa totale e planit, mania për ta paraqitur si propagandë në Facebook e Instagram, ka ndaluar çdo përpjekje për t’i dhënë zgjidhje problemeve. Kjo me mua nuk kishte dhe nuk ka për të ndodhur. Një njeri i fiksuar pas televizionit personal mos prit të të japë zgjidhje”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *