Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Spoti i i Ramës për tërmetin propagandë, qytetarët po mendojnë kthimin në shtëpitë e dëmtuara


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një interviste për “Çim Peka Live” ka komentuar spotin e Kryeministrit Edi Rama për rastin e tërmetit shkatërrimtar të një viti më parë.

Basha e quajti spotin propagandë qeveritare duke mos treguar asnjëherë seriozitet as për tërmetin dhe as pandeminë.

Për shkak të lënies pas dore nga qeveria qytetarëve që rinë nëpër çadra po mendojnë të kthehen në shtëpitë e dëmtuara.

Fatkeqësia dhe rindërtimi nuk u morën asnjëherë seriozisht. U pa në fillim si mundësi për PR dhe deri në mëngjes me atë spot që publikoi Rama si propagandë.

Në këtë rast kemi të bëjmë me shumë familje që janë jashtë. Janë përpjekur ti kamuflojnë shifrat se edhe ato raste kur i kanë ndihmuar qytetarët nuk e kanë bërë me transparencë.

Kemi të dhëna të plota nga Mirdita. Vihet re se ka një problematikë ku banorët që u goditën nga tërmeti e dinë mirë. Çadra po ju griset dhe mendojë që të rikthehen prapë aty, në ato banesa të dëmtuara ku mungon një pjesë e tavanit, apo që muret janë të çara në mes.

Një vit më pas ata nuk duhet të ishin në të njëjtën çadër që iu dha në fillim. Në këtë rast Edi Rama ka zgjedhur të qeverisë nga Facebook dhe Instagram, t’i përdorë vuajtjet e tyre për të fotografuar dhe prodhuar spotet e ditës.

Sot nuk kemi asnjë shpresë për familjet që një vite më parë iu premtua banesa”-deklaroi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *