Një 35-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Durrës.
35 vjeçari me iniciale S.A dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.
Nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune përveç plagës së shkaktuar nga arma e zjarrit.
“Më datë 26.11.2020, në orën 18:05, në lagjen nr.16, Durrës, është gjetur në banesë, dyshohet i vetvrarë me armë zjarri (pistoletë), shtetasi S. A., rreth 35 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune ose dëmtime të tjera, përveç asaj të shkaktuar nga arma e zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për dokumentimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.