Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani është infektuar me koronavirus.
Lajmin e bën të ditur vetë Hasani, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook. Kryediplomati kosovar thotë se ka vetëm simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në shtëpi.
“Të nderuar miq!
Pas testimit për COVID 19, rezultova pozitiv, me simptoma të lehta.
Në përputhje me protokollin shëndetësor të IKSHPK- së, kam filluar trajtimin mjekësor në kushtet e karantinimit.
Gjej rastin të ju bëj thirrje të respektoni maksimalisht, këshillat e autoriteteve shëndetësore.
Me respekt,
Nait Hasani”- thotë ambasadori i Kosovës.