Vendosni fjalën kyçe....

Joe Biden: Ne jemi në luftë me koronavirusin, jo me njëri-tjetrin


Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve Joe Biden ka bërë thirrje për t’i dhënë fund “sezonit të zymtë të ndarjes”, pasi vendi përballet me një dimër të gjatë dhe të vështirë me Covid-19.

Në një fjalim për festën e Falënderimeve, ai tha se amerikanët ishin në luftë me koronavirusin, e jo me njëri-tjetrin.

Ai u bëri thirrje njerëzve të heqin dorë nga traditat e festave me rrezik të lartë, pasi rastet e virusit vazhdojnë të rriten në SHBA.

Në fjalën e tij Biden u tha qytetarëve: “Unë besoj se ju gjithmonë meritoni të dëgjoni të vërtetën nga presidenti juaj. Ne duhet të ngadalësojmë rritjen e këtij virusi. Ne ua kemi borxh mjekëve dhe infermierëve dhe punonjësve të vijës së frontit. .. Ne ua kemi borxh bashkëqytetarëve tanë “.

Ai vazhdoi: “Kjo na ndau, na zemëroi, na vendosi kundër njëri-tjetrit. Unë e di që vendi është i lodhur nga lufta, por duhet të kujtojmë që ne jemi në luftë me virusin, jo me njëri-tjetrin.”

Biden u bëri thirrje amerikanëve të ndryshojnë mënyrën e festimit të Falënderimeve, shkruan BBC. Ai tha se në vend të mbledhjes së zakonshme të madhe, ai vetë do t’i kalonte pushimet vetëm me gruan e tij Jill dhe vajzën e dhëndrin e tyre, ndërsa pjesa tjetër e familjes do të ishte në grupe të vogla.

Ndërkohë presidenti aktual Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve të punojnë për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Duke folur përmes telefonit nga Shtëpia e Bardhë, Trump përsëriti pretendimet në lidhje me mashtrimet zgjedhore.

“Ne duhet t’i kthejmë zgjedhjet”, tha ai, duke shtuar se ato ishin “të manipuluara”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *