Vendosni fjalën kyçe....

Këshilltari i Trumpit për fushatën infektohet me koronavirus, i prish planet presidentit


Boris Epshteyn, një nga këshilltarët e fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, njoftoi se është infektuar me koronavirus. Lajm i cili ka prishur dhe planet e presidentit për një udhëtim.

“Unë kam rezultuar pozitiv për COVID-19.”– shkroi ai në Twitter. “Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek të gjitha protokollet e duhura, përfshirë karantinimin dhe gjurmimin e kontakteve.”

Epshteyn ka shërbyer si këshilltar strategjik i fushatës së Trump të këtij viti, ndërsa ka punuar si këshilltar edhe në fushatën e 2016-ës.

Fox News shkruan se ai mori pjesë në një konferencë për shtyp të enjten e kaluar, ku qëndroi përkrah avokatit të Trumpit, Rudy Giuliani, këshilltares ligjore Jenna Ellis dhe avokatit Sidney Powell.

Djali i Giuliani, Andrew Giuliani, i cili punon në Shtëpinë e Bardhë, ishte gjithashtu i pranishëm dhe ai njoftoi një ditë më vonë se ishte infektuar.

Pas njoftimit se këshilltari i tij ishte infektuar, presidenti Trump anuloi një udhëtim të planifikuar në Gettysburg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *