Vendosni fjalën kyçe....

Kujtim Gjuzi: Keni shkelur aktin normativ, jemi 120 deputetë në sallë


Në nisje të seancës së sotme plenare në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi mori fjalën duke akuzuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi, se po shkel Aktin Normativ.

Kjo sepse nuk po zbatohet masa e vendosur nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të mos lejuar grumbullimet mbi 10 persona.

Gjuzi tha se në sallën e Kuvendit janë 120 deputetë, krejtësisht në kundërshtim me këtë rregull.

Ai ndërsa nxori dhe një kasetë, në të cilën tha se shfaqej drejtoresha e Spitalit të Krujës, që largon mjekun nga spitali, ndonëse aty ka mungesa.

“Nuk keni zbatuar aktin normativ. Nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, ne jemi 120. Ju sjell në vëmendje se këtu kam një kasetë të drejtorit të spitalit, që iu kërkon mjekëve t’i cojnë pacientët … Do ia vë ministres sot në dispozicion këtë kasetë. Mjeku gjinekolog Leonard Spaho largohet nga Spitali i Krujës, kur në spital ka dy mungesa. Pse duhet të ndodhë kjo?”– deklaroi Gjuzi.

Kreu i Kuvendit u përgjigj duke thënë se në vendimin e Komitetit të Ekspertëve nuk është përfshirë Kuvendi.

Ai theksoi se Kuvendi do vijojë punën duke zbatuar tre kërkesa: të ruajë të gjitha masat, të mbahen maskat dhe të ulet koha e qëndrimit në sallë në seanca plenare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *