Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi nis me 1 minutë heshtje për viktimat e tërmetit tragjik të nëntorit


Seanca e sotme plenare në Kuvend, ka nisur me një minutë heshtje në nder të viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

“Si sot, një vit më parë, Shqipëria u godit nga tërmeti më i fuqishëm i dyzetë viteve të fundit.

Durrësi, Thumana, Tirana, Laçi Lezha ishin zonat më të goditura.

51 jetë njerëzore u humbën dhe mbi tre mijë njerëz u plagosën. Disa mijra familje mbetën të pastreha.

Në shenjë dhimbjeje e respekti për 51 qytetarët që humbën jetën nga tërmeti, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje.

Pushofshin në paqe!”– tha kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Gjatë fjalës së tij, Ruçi vlerësoi solidaritetin e gjithë shqiptarëve si edhe kontributin që dhanë shtet e tjera të BE-së në Konferencën e Donatorëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *