Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Shqipëria është pjesë e Covax e cila ka mbyllur marrëveshjet për 3 kandidatë vaksinash


Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Opinion” foli për qasjen në vaksinat anti-covid të vendit tonë.

Manastirliu tha se Shqipëria është pjesë e Covax ku kjo e fundit ka mbyllur marrëveshje me 3 kandidatë potencialë për prodhimin e vaksinës mes tyre edhe AstraZeneca.

Sipas Manastirliut vaksinimi do nisë fillimisht në 20% të popullsisë.

Aktualisht portofoli i Covax përmban 10 kompani të ndryshme që janë duke punuar për vaksinën Sars-Cov-2. Ka mbyllur marrëveshjet me 3 kandidatë potenciale për prodhimin e vaksinës. Qeveria shqiptare duke bërë parapagimin ka hyrë në dritaren e parë të aksesit për vaksinën e sigurt. Janë tre kandidatë potenciale AstraZeneca në bashkëpunim me Universitetin e Oksfordit, është Sanofi dhe është Novavaksi. Covax është duke negociuar edhe me Pfizer dhe Modernën.

Qeveria nuk i ka ndalur punët në drejtim edhe të vlerësimit të ofertave të tjera apo negocimeve të tjera që mund të kemi. Mund të blejmë jashtë Covax-it. Mund të negociojmë për ofertën e Covax, në mund të tërhiqemi nga Covax nëse gjejmë një opsion shumë të mirë. Kemi zgjedhur opsionin kur kemi hyrë në këtë marrëveshje dhe kemi punuar në disa drejtime. KE ashtu sikurse ju jeni në dijeni ka nënshkruar 5 kontrata me operatorë të ndryshëm që do të mundësojnë prodhimin e vaksinës.

E para nuk bëhet fjalë sot për dozat, sepse të parët që do të targetohen nga vaksinat janë grupet e riskut. Kemi një strategji në raport me vaksinimin për popullatën duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët dhe gjithë pjesa tjetër. Ekspertët tanë kanë vlerësuar që fillohet me 20% dhe një ushtrim i mirë është bërë nëpërmjet vaksinës kundër gripit”-tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *