Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja Spiropali: Të vdekurit nuk janë kaseta që të mund të fshihen


Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka sulmuar opozitën në seancën e sotme plenare në Kuvend, duke iu përgjigjur akuzave për fshehjen e numrit të viktimave nga Covidi.

Spiropali tha se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi ‘të vdekurit nuk janë kaseta’ që të mund të fshihen. Akuzat e opozitës Spiropali i quan një paturpësi.

“Nuk mund të mos jap një përgjigje për akuzën e rëndë se të vdekurit po fshihen. Të vdekurit nuk janë kaseta, nuk mund të fshihen. Në fillim të pandemisë thonin se po shtohen të vdekurit për të marrë fonde nga BE-ja, tani në mënyrë të turpshme po thonë se po i fshehim. Kjo është paturpësi. Fotot që dolën nga morgu ishin skenar i përgatitur, i paralajmëruar.

Cila opozitë në botë nxjerr foto nga morgu në një situatë të tillë, kur njerëzit janë të ngarkuar psikologjikisht. Shkuan deri aty sa kërcënuan se do ta cojnë në Prokurori, po le të shkojnë në Prokurori. Janë aty për të bërë luftë për karrige, por nuk merret pushteti me dhunë.

T’i lëmë të vdekurit të prehen, t’i lëmë familjarët të qetësohen, ne do të vazhdojmë punët tona dhe të gjithë bashkë do ja dalim. Është një kohë për të reflektuar që politika nuk mund ta bëjë shoqërinë copa”, deklaroi Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *