Vendosni fjalën kyçe....

Mungoi sot në Kuvend, Rama flet nga Abu Dabi dhe zbulon arsyen e udhëtimit


Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj, ka udhëtuar sot drejt Abu Dabit.

Rama ka zbuluar përmes një videomesazhi arsyen e këtij udhëtimi dhe mungesën që bëri në seancën e sotme plenare në Parlament.

Kryeministri thotë se ai ka shkuar për të firmosur marrëveshjen për ndërtimin e 2000 apartamenteve të reja që do ndërtohen në zonat e prekura nga tërmeti i 26 prillit, duke hedhur poshtë akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha.

 “Rastësisa e desh që sot në një vjetorin e tragjedisë së tërmetit të jem këtu në Abu Dabi për firmosur marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës. Ishte mirësia vëllazërorë e një miku të çmuar të princit të kurorës Muhamet Binzaet që në ato ditë të zymta më hapi dyer të shtëpisë së tij dhe më dëgjoi lutjet e mia.”, tha Rama.

Krahas videos, Rama shkruan se së shpejti do nisë me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *