Vendosni fjalën kyçe....

“Paraqiten vonë në spitale”-reagon Spahia ndaj Manastirliut: Çnjerëzore t’ia faturosh qytetarëve dështimin


Ish-deputeti i PD-së Bardh Spahia, ka reaguar ndaj deklaratës së Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Manastirliu ditën e sotme nga foltorja e kuvendit i faturoi një pjesë të fajit për situatën e pandemisë qytetarëve të cilët sipas saj paraqiten vonë në spital.

Spahia shkruan se asnjë qytetar i prekur me Covid-19 nuk ka shansin të afrohet në spita në mënyrë private, sepse kohën e shtrimit ia përcakton Urgjenca Kombëtare.

Mirë që i kanë braktisur mjekët e qytetarët në këtë betejë me një virus vdekjeprurës por edhe tallen me ta, pa pikë turpi! Me zë e figurë ministrja e shëndetësisë paska fajësuar qytetarët që sipas saj shkokan me vonesë në spitale!!! “Mos ejani vonë në spitale…“ ka thënë Ogerta sot në parlament”. Të mos e dijë vallë Ogerta se asnjë qytetar i prekur me Covid-19, nuk ka shansin t’i afrohet spitalit në mënyrë private, se thjesht nuk e qasin, pasi kohën e shtrimit në spital e përcakton vetëm Urgjenca Kombëtare, 127-a?

Natyrisht që këtë Ogerta e di shumë mirë! E di sepse vetë mjekët e dy spitaleve Covid ankohen për sjelljen në spital të pacientëve në gjendje të rënduar, duke sjellë bilancin fatkeq të vdekshmërisë gati 100% të pacientëve në intubim! Se kush vendos shtrimin në spital këtë e di mirë secili nga pacientët e familjarët që ka patur atë eksperiencë të vështirë!
Të tentosh të mbulosh DESHTIMIN e plotë duke ua faturuar qytetarëve me vonesën e shtrimit në spital është tallje e pacipë me ta dhe është më së paku cnjerëzore! Por ky rregjim nuk njeh model tjetër e prandaj do shembet më 25 Prill!”-
shkruan Spahia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *