Policia Federale në formë donacioni ka dhuruar 200 palë këpucë shërbimi për forcat RENEA.
Donacionin e ka ndarë për publikun Ambasada Gjermane, e cila thotë se këpucët janë me standarde evropiane dhe do zëvendësojnë pajiset e konsumuara të policëve shqiptarë
“Policia Federale Gjermane i dorëzoi dje njësisë speciale RENEA dhe grupit të gatshëm të policisë (njësia Tiranë) 200 palë këpucë shërbimi me vlerë 30.000 euro. Këpucët e shërbimit janë në përputhje me standardet evropiane të sigurisë në punë dhe zëvendësojnë pajisjet personale të konsumuara të oficerëve dhe oficereve. Ndihma në pajisje u prit me mirënjohje nga komandantët e njësive”-thuhet në postimin e Ambasadës Gjermane.