Vendosni fjalën kyçe....

Rama rrëfen përjetimet e tij një vit pas tërmetit: Ishin ditët më të çmendura të jetës


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke përkujtuar tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vitit 2019, që u mori jetën 51 njerëzve.

 “I paharruar kujtimi i viktimave të tragjedisë së një viti më pare. Më e keqja është pas krahëve dhe më e mira është e gjitha përpara nesh”– shkruan Rama, ndërsa publikon disa pamje nga tërmeti si dhe një rrëfim për përjetimet e tij.

Rama e ka nisur rrëfimin e tij me momentet e para të zgjimit nga lëkundjet. Tregon se si u nis me urgjencë për Durrës, se si rrugës në makinë u dërgoi mesazhe krerëve të qeverive që ai thotë se i ndjente më afër në ato momente.

Flet për ndihmën e ofruar nga vendet mike me Shqipërinë, për sjelljen e ekipeve të kërkim-shpëtimit dhe fondeve të mbledhura në Konferencën e Donatorëve.

Një detaj që vihet re në videon e këtij rrëfimi të kryeministrit janë efektet e përdorura të ndriçimit dhe ngjyrave. Fillimisht nis me një sfond të zi, ku fytyra e kryeministrit merr ngjyrë blu. Ndërsa kur fillon flet për ndihmën nga vendet e tjera, fytyra e tij nis e ndriçohet dalëngadalë.

RRËFIMI I RAMËS

U zgjuam natën nga tundjet e shtëpisë, ishin tmerr, menjëherë telefonatat, Durrësi keq. Aty ishte dhe epiqendra mbërrin makina dhe nisem direkt për Durrës.

Gjatë rrugës flisja me kë mundesha me ministrat, kryetarët e Bashksisë. Laçi keq, Thumana shumë keq. S’e kishim provuar kurrë më parë diçka të tillë në jetën tonë. I kam çuar në makinë në atë stres dhe nxitim SMS disa shefa të qeverive që i ndjeja më afër në atë moment.

Arrijmë në Durrës arritja ishte drithëruese tek rrënojat e pallatit që kishte zënë poshtë banorët. Shoh përpara Edisonin, një ish-deputet tonin që kërkonte motrën bashkë me fëmijët. Një tmerr!

Ndërkohë kisha një frikë, një frikë të çuditshme nga vetmia. Nga një ndjenjë vetmie. Si dilet nga kjo situatë katastrofike për mijëra e mijëra njerëz?! Kanë qenë ditët dhe netët më të çmendura të jetës time. Nuk mbaja mend më as datat pas 2 ose tre ditësh.

Ndërkohë kujtoj frikën e njerëzve dhe grumbullimet jashtë natën, turma-turma. Ato daljet me furi kur dikush shpërndante lajmin se po vjen prapë tërmeti. Ankthi ishte sa kampe, sa kampe mund të ngremë në çadra me kushte minimale për gjithë këtë milet? E pamundur!

Duke kaluar me makinë në rrugën e plazhit, më lindi ideja e hoteleve. Dhe çfarë lehtësimi ishte për çdo familje që futej në autobuz për të shkuar në hotel. Iku edhe një, iku edhe një, iku edhe një.

Dhe ndërkohë, hotelet që mbusheshin e mbusheshin. U jam mirënjohës të gjithë pronarëve që hapën aq shumë lokale. As vetë se besoj se Shqipëria pati aq miq që na u gjenden në kërkim shpëtim, në atë moment aq të zymtë, as vetë se besoj.

Arritëm të mbledhim më shumë se 1 miliardë në Bruksel dhe ishte një çlirim i madh sepse që në atë moment Shqipëria s’kishte telash me financimin. Ishte e mrekullueshme se si të gjithë njerëzit në Shqipëri dhe diasporë u bëmë bashkë dhe më e keqja kaloi.

Çdo krizë është një mundësi dhe e dija se duhet ta shndërronim këtë krizë në një prespektivë të re, por edhe për Shqipërinë për një rast për të dalë më të lidhur me njëri-tjetrin  qeveria me popullin. Dhe kështu po ndodh njerëzit kanë filluar të kthehen në shtëpi, fëmijët në shkolla fantastike që as nuk krahasohen me ato që humbën atë natë. Sapo kanë nisur pallatet e para që do jenë po aq fantastike sa lagjet e reja.

Njerëzit ankohen me të drejtë sepse ka ende për të bërë, unë nuk kënaqem kurrë nga vetja. Në këtë punë kam mësuar durimin. Duhet shumë durim. Shqiprinë  egjetëm si ato pallatet që ramnë dhe po  e mbajmë. Na duhet kohë dhe punë e durim sepse përkushtimi i madh nuk na mungon. Kjo mbase është pak, por kjo është shumë e sigurt.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *