Vendosni fjalën kyçe....

Sali Berisha: Rama ka shkuar me avion privat në Abu Dabi për të bërë vaksinën


Kryeministri Edi Rama nuk është paraqitur sot në seancën plenare që po zhvillohet në Kuvend, pavarësisht se ishte planifikuar të mbante një interpelancë urgjente të thirrur nga deputeti Ralf Gjoni.

Lidhur me mungesën e tij, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha, i cili thotë se Rama ka shkuar me avion privat drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

E sipas tij, ka shkuar për të bërë vaksinën anti-COVID.

 “Edvin Hajduti niset me avion të veçantë për në Abu Dabi!

Miq, burime nga Rinasi informojnë se sot  Edvin Hajduti është nisur me avion në dispozicion për në Emirate të Bashkuara Arabe. Nuk dihet qëllimi i këtij udhëtimi të fshehtë dhe pikërisht në 1 vjetorin e tërmetit që goditi rëndë vendin tonë. Flitet se vaksinimi anti-covid mund të jetë arsyeja kryesore e këtij udhëtimi blic pasi thuhet se nesër do kthehet në Tiranë.

Miq, pavarësisht nga arsyeja e këtij udhëtimi blic, unë dënoj me ashpërsinë më të madhe përdorimin nga Edvin Hajduti të avionit në dispozicion në vend të linjave tregtare.”– shkruan Berisha.

Më tej, si llogarit se një udhëtim i tillë kushton të paktën 200 mijë euro.

“Një udhëtim me avion të madh si ky i Edvinit në dispozicion për në Abu Dabi shkon të paktën 200 mijë euro në një kohë kur në spitalet covid vdesin të sëmurë për mungesë oksigjeni.”– shkruan Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *