Azerbajxhani i ka dorëzuar një notë proteste Francës për shkak të rezolutës së Senatit të Francës në lidhje me mosmarrëveshjen mbi Malësinë e Karabakut.
Ministria e Punëve të Jashtme e Azerbajxhanit njoftoi në një deklaratë se ambasadori francez në Baku Zacharie Gross është thirrur në ministri, ku i është dorëzuar notë proteste.
Zyrtarët e ministrisë e kanë informuar ambasadorin Gross në lidhje me notën e dorëzuar kundër rezolutës së Senatit të Francës që ishte në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara, Aktin Final të Helsinkit dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1993.
Ambasadori Gross ka thënë se notën e Azerbajxhanit do t’ua përcjellë autoriteteve përkatëse në vendin e tij.
Ndryshe, Senati francez dje miratoi një rezolutë që njeh të ashtuquajturën qeveri armene të Malësisë së Karabakut.