Vendosni fjalën kyçe....

Sulmuan me sende të forta adoleshentin, arrestohen dy të rinjtë në Peshkopi


Dy të rinj të moshës 18 dhe 19-vjeç janë arrestuar nga policia pasi ishin shpallur në kërkim për sulmin ndaj një 17-vjeçari në Peshkopi.

Në pranga ranë shtetasit A.T dhe D.D, dhe pas veprimeve hetimore u proceduan penalisht.

Goditën me sende të forta një 17-vjeçar, kapen nga policia dy prej shtetasve të shpallur në kërkim.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, u kapën shtetasit : A. T., 18 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, në bashkëpunim dhe me dy shtetas të tjerë kanë goditur me sende të forta një 17- vjeçar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, shtetasit A. T., dhe D. D., u proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *