Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër sukses i SPAK-ut, heton qytetarin që i zgjati 500 lekë policit, gjykata e ndëshkon


Një tjetër rast korrupsioni është hetuar nga SPAK-u.

Ndryshe nga dy herët e tjera, kur personat e akuzuar kishin tentuar të korruptonin policin rrugor më 10 mijë lekë të vjetra, në këtë rast bëhet fjalë për një rast korrupsioni me 5 mijë lekë të vjetra.

Personi në fjalë është korçari Erion Nënçe, i cili në përfundim është dënuar me 40 orë punë të detyrueshme për interesin publik.

Nënçe u arrestua në qytetin e Korçës, pasi u kap  duke i dhënë një polici rrugor, shumën prej 5 mijë lekë të vjetra.

Ky veprim është cilësuar si korrupsion dhe është iniciuar një dosje penale, duke vënë në akuzë qytetarin për 500 lekë. Shuma në fjalë është sekuestruar në cilësinë e provës dhe i kalon buxhetit të shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *