Vendosni fjalën kyçe....

UN Women: Covidi mund t’i kthejë gratë 25 vite pas në ‘luftën’ për barazi gjinore


Pandemia e koronavirusit mund të zhdukë punën e bërë në 25 vjet për barazinë gjinore, sipas të dhënave të “UN Women”.

Gratë po bëjnë dukshëm më shumë punë shtëpiake dhe po kujdesen më shumë për familjen, për shkak të ndikimit të pandemisë.

“Gjithçka për të cilën kemi punuar, në 25 vjet, mund të humbasë brenda një viti.”– thotë Zëvendës drejtoresha ekzekutive e Entit të Kombeve të Bashkuara për Barazi Gjinore dhe Fuqizimin e Grave (UN Women), Anita Bhatia.

Mundësitë e punësimit dhe arsimit për to mund të humbin dhe gratë mund të vuajnë nga një shëndet më i dobët mendor dhe fizik.

Zonja Bhatia thotë se kjo paraqet një “rrezik real për t’u rikthyer në stereotipat gjinorë të viteve 1950”.

Siç shkruan BBC, edhe para pandemisë vlerësohej se gratë kanë bërë rreth tre katërtat nga 16 miliardë orë pune të papaguara që bëhen çdo ditë në të gjithë botën.

Me fjalë të tjera, para koronavirusit, për çdo orë pune të papaguar të bërë nga burrat, bëheshin tre orë nga gratë. Tani kjo shifër është më e lartë.

“Nëse ka qenë tre herë më shumë se burrat para pandemisë, unë ju siguroni që numri tani të paktën është dyfishuar.”– thotë zonja Bhatia.

Megjithëse 38 sondazhet e kryera nga UN Women kryesisht u përqëndruan në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, të dhënat nga vendet më të industrializuara tregojnë të njëjtën gjë.

“Më alarmant është fakti se shumë gra në të vërtetë nuk po kthehen në punë.”– thotë zonja Bhatia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *