Templates by BIGtheme NET

Vasilika Hysi përjashton nga seanca plenare Erion Picirin: Fatkeqësi e madhe që je në Parlament

Përjashtohet nga seanca e sotme plenare deputeti i opozitës së re, Erion Piciri.

Nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi e mori këtë vendim pasi Piciri po fliste nga vendi pa mikrofon. Këtë po e bënte ndërkohë që kishte fjalën deputetja e PS-së, Edlira Bode.

Piciri akuzonte Hysin se s’po i jepte fjalën, megjithatë fjalët e tij nuk dëgjohen mirë sepse po fliste pa mikrofon.

DEBATI:

Erion Piciri: Unë e kisha shënuar emrin. Zonjë

Vasilika Hysi: Zoti Picirri ju kam dhënë 3 masa disiplinore dhe kam bërë kërkesë në Sekretariatin e Rregullores. Pra tërheqje vëmendje, vërejtje dhe heqje e të drejtës së fjalës në këtë seancë. Mos vijoni të shkelni më tej rregulloren. Kolegia Bode… nga vendi.

Erion Picirri ndërkohë vazhdonte të fliste njëkohësisht me deputeten Edlira Bode.

Vasilika Hysi: Zoti Picirri ju përjashtoj nga seanca plenare, është fatkeqësi e madhe që vjen këtu në Parlament për të përfaqësuar qytetarët e Shqipërisë. Ju përjashtoj nga seanca plenare!

Erion Piciri: Kur i ndodh një deputeti, imagjino çfarë ndodh me qytetarët gjithandej. T’ju vijë zor. Të kesh frikë, lërini njerëzit të flasin… I keni diskriminuar shqiptarët.

Komento

Adresa e email nuk do te publikohet. Fushat jane te domosdoshme *

*