Vendosni fjalën kyçe....

Disney do të pushojë nga puna 32 mijë punonjës për shkak të pandemisë


Biznesi i parqeve dhe vendpushimeve të Disney vijon të pësojë rënie për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Kompania Walt Disney ka lajmëruar të mërkurën se synon të pushojë nga puna 32,000 punonjës, nga 223,000 që ka aktualisht të punësuar, shkruan Breitbart.

Punonjësit do të largohen nga puna në fillim të vitit 2021, ndërkohë që parqet në Kaliforni dhe në Paris mbeten të mbyllura për një kohë të paparashikuar.

Dizney ka pranuar se ka pësuar një dëm prej 6.9 miliardë dollarësh në të ardhurat operative për shkak të mbylljes së parqeve në Kaliforni dhe Paris, apo masave të marra në parqet Disneyland të Hong Kongut, Shangait dhe Tokios.

Në shtator, Disney konfirmoi se do të zvogëlonte fuqinë punëtore të parqeve me 28 mijë punonjës vetëm në Amerikën e Veriut. Por mesa duket planet kanë ndryshuar dke e rritur këtë numër deri në 32 mijë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *