Vendosni fjalën kyçe....

Dritan Abazoviç propozohet për zëvendëskryeministër të Malit të Zi


Zdravko Krivokapiç, i cili është i mandatuar për formimin e qeverisë së re në Malin e Zi, ka prezantuar propozimin përfundimtar të kabinetit të tij qeveritar.

REL shkruan se zëvendëskryeministër i propozuar është  Dritan Abazovicc, udhëheqësi i Aksionit të Reformës së Bashkuar (URA), dhe i koalicionit “E zeza në të bardhë”.

Ndërsa përsa i përkes negociatori kryesor me BE-në, ai do të emërohet rreth datës 15 dhjetor.

Emrat e tjerë të propozuar:

Ministre e Mbrojtjes – Olivera Injac, profesoreshë e çështjeve të sigurisë.

-Ministër i Brendshëm – Sergej Sekuloviç.

-Ministër i Punëve të Jashtme – Gjorgje Raduloviç.

-Ministër i Financave dhe Mirëqenies Sociale – Millojko Spaiç.

-Ministër i arsimit, shkencës, kulturës dhe sporteve – Vesna Bratiç.

Ministre e Shëndetësisë – Jelena Boroviniç Bojoviç.

-Ministër i Zhvillimit Ekonomik – Jakov Milatoviç.

-Ministër i Investimeve Kapitale – Mladen Bojaniç.

-Ministre e Administratës Publike, Shoqërisë Dixhitale dhe Media – Tamara Srzentiç.

-Ministri i Ekologjisë, Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor – Ratko Mitroviç.

-Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave  – Aleksandar Stijoviç

-Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave të Pakicave – Vladimir Leposaviç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *