Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Këshilli i Qarkut të Kukësit me një vendim i hoqi titullin Qytetar Nderi Veton Surroit.
Rama e ka quajtur lajthitje kolektive dhe i ka kërkuar që Prefekti ta refuzojë.
Ai ka kërkuar që Parlamenti të ndërhyjë për të normuar njëherë e mirë çështjen e titujve dhe medaljeve.
“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.
Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”-shkruan Rama.