Vendosni fjalën kyçe....

Një muaj pas tërmetit tragjik, një tjetër tërmet i fuqishëm godet Turqinë


Një tërmet me magnitudë 4.7 është regjistruar sot në provincën lindore të Malatya-s, në Turqi.

Anadolu Agency duke iu referuar të dhënave të Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), shkruan se lëkundja ndodhi në një thellësi prej 6.94 kilometrash në rrethin Puturge në 11:27 të mëngjesit.

Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në zonat përreth provincave Gaziantep, Sanliurfa dhe Adiyaman.

Guvernatori i Malatya-s Aydin Barus, tha se nuk ka raporte të viktimave ose dëmeve materiale deri më tani.

“Ekipet e xhandarmërisë dhe AFAD janë në zonë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën.”– i tha ai AA-së.

Ky tërmet vjen pas pothuajse një muaji, pas tërmetit të 30 tetorit që i mori jetën 114 personave dhe la të plagosur 1035 të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *