Shkencëtarët besojnë se grupi i gjakut është një tregues i rëndësishëm në lidhje me pandeminë, madje njerëzit me një grup gjaku të caktuar kanë më shumë gjasa të infektohen dhe të vdesin prej tij.
Sipas një studimi për të cilin janë përdorur të dhëna nga më shumë se 225.500 njerëz, grupi i gjakut është një tregues rreziku për sëmundjen Covid-19.
Ekzistojnë katër grupe gjaku: A, B, AB dhe O. Një person mund të jetë pozitiv ose negativ, domethënë ka gjithsej tetë lloje.
Se çfarë lloj gjaku jeni varet nga gjenetika e prindërve tuaj.
Grupi më i zakonshëm i gjakut në botë është O. Grupi më i rrallë i gjakut është AB. Sipas The Sun, në Britani këtë grup gjaku e ka vetëm 1% e popullsisë.
Studimi përfshiu mijëra vullnetarë në Kanada. Të gjithë kishin bërë një test gjaku midis viteve 2007 dhe 2019 për të përcaktuar llojin e tyre.
Pjesëmarrësit kishin kryer gjithashtu një test për Covidin midis janarit dhe qershorit të këtij viti.
Studiuesit përdorën grupin e gjakut A si një referencë për të parë se sa gjasa kishin njerëzit për të kapur koronavirusin.
Pasi morën parasysh të gjithë faktorët e tjerë të rrezikut për Covid-19, shkencëtarët thanë se ata me gjak të tipit AB kishin 15 % më shumë gjasa të dilnin pozitivë për virusin krahasuar me tipin A. Dhe ata në grupin e tipit B kishin 21 % më shumë gjasa sesa tipi A të merrnin virusin.
Njerëzit me grupet e gjakut A dhe AB duket se janë në një rrezik më të madh për të marrë infeksionin apo për t’u sëmurur rëndë prej tij.
Ndërkohë në tipin 0 dhe A, infeksioni është pesë % më pak i mundshëm. Megjithatë, kur ky grup u krahasua me të gjitha grupet e gjakut, kjo përqindje rritet në 12%.
Studiuesit gjithashtu zbuluan se ata që kanë një grup gjaku negativ (O-, A-, B- ose AB-) kanë 21 % më pak gjasa të preken nga sëmundja.
Duke marrë parasysh gjetjet, njerëzit që ishin O- kishin 16 % më pak gjasa se të gjithë të tjerët të infektohen me koronavirus.
Rezultatet më të këqija
Në grupin e studimit, kishte 1,328 raste të rënda me Covid-19 ose vdekje. Nga këta, ata që kishin grupin e gjakut AB (më i rralli) dhe B kishin më shumë gjasa të vuanin rezultatet më të këqija të sëmundjes. Siç shkruan The Sun rreth 21 % më shumë sesa ata të grupit A.
Ndërkohë, ata me grupin O kishin 6% më pak gjasa se grupi A të përkeqësohej, duke u rritur deri në 13 % më pak të ngjarë në krahasim me të gjitha grupet e gjakut.
Njerëzit me llojet negative të gjakut kishin gjithashtu 18 % më pak gjasa se llojet pozitive të sëmureshin rëndë me Covid-19 ose të vdisnin.
Studimi sugjeron që njerëzit me gjak AB + ose B + janë më të rrezikuarit nga rezultate të rënda të sëmundjes së Covid-19, ndërsa ata me O- janë më pak të rrezikuarit.