Vendosni fjalën kyçe....

Rama bën bilancin e rindërtimit në Durrës, shifrat e punës së bërë në një vit ende larg nga çfarë pritet


Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka nxjerrë bilancin e punës së bërë për rindërtimin në Durrës.

Në 1 vit, thotë Rama janë ndërtuar 5 shkolla dhe kopshte dhe 50 banesa janë drejt përfundimit ndërsa kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta.

9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD, ndërsa 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje.

Për rindërtimin janë angazhuar 30 kompani me 4208 punëtorë në kantiere.

Por në Durrës duket se edhe shifrat e publikuara nga Rama flasin se në një vit janë bërë më pak se çfarë parashikohet të ndërtohet.

Kështu për sa i përket infrastrukturës arsimore janë 19 shkolla që nuk kanë filluar akoma ndërtimin. Ndërsa 6 janë në dërtim e sipër.

Ndërsa në ridnërtimin e banesave kolektive dhe individuale duke se numri i atyre që pritet të ndërtohen dhe ato çfarë janë ndërtuar ka një ndryshim të madh.

350 banesa në ndërtim e sipër pritet të nisin 380 të tjera si edhe 2 mijë apartamente të financuara nga Emiratet e Bashkuara.

Ndërsa për sa i përket trashëgimisë kulturore dhe historike nuk është bërë ende asnjë përparim në punën në terren për të cilat Rama thotë se po punohet me Komisionin Evropian për hartimin e projekteve restauruese.

Postimi i plotë:

BILANCI i 1 VITI përpjekje për Rindërtimin (megjithë futjen në mes të Covidit e të mbylljes së përgjithshme në pranverë, e cila krijoi një pengesë të madhe e të pashmangshme duke spostuar në kohë disa procese, sidomos me donatorët) është sidoqoftë një arsye e fortë krenarie sot, kur nga financimi me fondet e qeverisë shqiptare dhe puna e palodhur e 24.800 punëtorëve, si edhe falë përkushtimit të institucioneve qendrore e vendore të përfshira, kemi sipas radhës këtë pasqyrë të situatës aktuale:

Në Durrës:

  • Angazhuar 30 kompani me 4,208 punëtorë në kantiere
  • Ndërtuar 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve
  • 50 banesa drejt përfundimit dhe 350 të tjera në ndërtim e sipër. Nisin së shpejti edhe 380 banesa me fondet e qeverisë shqiptare dhe 2000 apartamente me financim nga Emiratet e Bashkuara
  • Kanë përfunduar riparimet e 145 pallateve me dëme të lehta. Po riparohen mjediset e përbashkëta në 458 pallate me dëme DS2 – DS3 dhe së shpejti nis riparimi i tyre në 157 pallateve të tjera të kësaj kategorie, si edhe rikonstruksioni i thellë i pallateve me dëme DS4
  • 9,655 familje janë financuar me grante meremetimi të apartamenteve nga 100 mijë deri ne 500 mijë lekë, me një total prej 3,192,050,000 lekë ose rreth 32 milionë USD
  • 4,135 familje trajtohen me bonus qeraje prej muajit dhjetor 2019 deri në kthimin në shtëpi
  • Po punohet së bashku me Komisionin Europian për projektet e mbrojtjes e restaurimit të monumenteve të prekura të kulturës dhe rritjes së cilësisë së shërbimit në objektet e trashëgimisë kulturore
  • Po finalizohet marrëveshja me qeverinë franceze për financimin e vazhdimit më tej të investimeve për sistemin e ujësjellës-kanalizimeve të Durrësit

***çdo ditë në vijim do të mund të gjeni këtu pasqyrën e çdo bashkie sipas radhës

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *