Vendosni fjalën kyçe....

Rama i quajti të lajthitur për heqjen e titullit “Qytetar Nderi”, Gjici kërkon falje: Nuk e menduam gjatë, u nxituam


Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka reaguar menjëherë pasi kryeministri Edi Rama e quajti lajthitje vendimin e Këshillit të Qarkut për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” të Veton Surroit.

Gjici ka kërkuar ndjesë për veprime nxituar dhe thotë se e bënë pas kërkesës së 57 familjeve të dëshmorëve të UÇK-së dhe nuk menduan gjatë kërkesën e tyre emocionale.

Në emër të Bashkisë Kukës kërkoj ndjesë për veprimin e nxituar sot në Këshillin e Qarkut , lidhur me vendimmarrjen për heqjen e Titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit, pas kërkesës së 57 familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së!

Duke u ndjerë shumë pranë atyre familjeve dhe dhimbjes së tyre në raport me këtë kohë lëndimesh për UÇK nuk e menduam më gjatë kërkesën e tyre emocionale”-shkruan Gjici.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *