Vendosni fjalën kyçe....

Trump e pranon: Nëse Kolegji Elektoral e voton Bidenin, unë largohem nga Shtëpia e Bardhë


Presidenti Donald Trump ka pranuar për herë të parë të enjten se do të largohet nga zyra nëse Kolegji Zgjedhor voton për Joe Biden. Megjithatë ai e bëri të qartë se ai nuk është i gatshëm të pranojë në rast tjetër.

“Padyshim që do ta bëj dhe ju e dini këtë. Unë do ta bëj dhe, ju e dini këtë.”– tha Trump kur u pyet nga një reporter në lidhje me largimin nga Shtëpia e Bardhë nëse Biden shpallet fitues në 14 dhjetor.

Ai shtoi: “Do të jetë një gjë shumë e vështirë për të pranuar sepse ne e dimë se kishte mashtrim masiv.”

Presidenti theksoi se nëse Biden shpallet fitues, Kolegji Zgjedhor do të ketë “bërë një gabim, sepse këto zgjedhje ishin një mashtrim”.

Siç shkruan CNN, kjo e enjtje ishte hera e parë që Trump foli me gazetarët lidhur me zgjedhjet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *