Vendosni fjalën kyçe....

Zhvilluesit e vaksinës ruse ftesë “AstraZeneca”: Të provojmë të kombinojmë vaksinat


Zhvilluesit e vaksinës ruse “Sputnik V” i kanë bërë thirrje kompanisë “AstraZeneca” që të përpiqen të kombinojnë vaksinën e saj eksperimentale me atë ruse për të rritur efikasitetin.

Rusia tha se vaksina e saj “Sputnik V” është 92% efektive në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19, sipas rezultateve të testimeve të ndërmjetme, ndërsa AstraZeneca tha se vaksina e saj COVID-19 ishte 70% efektive. Megjithatë kjo e dyta, thotë se mund të shkojë dhe deri në 90% efektive.

“Nëse ata nisin një provë të re klinike, ne sugjerojmë të provojmë një kombinim të dozës së AZ-së me atë të SputnikV për të rritur efikasitetin.”- thanë zhvilluesit e vaksinës ruse në llogarinë e tyre në Twitter. “Kombinimi i vaksinave mund të jetë i rëndësishëm për rivaksinimet.”

Kompania britanike “AstraZeneca” ka thënë se do të ketë deri në 200 milionë doza të vaksinës së saj deri në fund të vitit 2020, shkruan Reuters.

Vaksina ofron shpresë për shumë vende në zhvillim për shkak të çmimit të saj më të lirë dhe aftësisë për t’u transportuar në temperatura normale frigoriferike.

Këshilltari kryesor shkencor i qeverisë britanike Patrick Vallance tha se pika kryesore në lidhje me vaksinën “AstraZeneca” ishte se ajo funksionoi, kur u pyet për këto dyshime.

“Rezultati kryesor është vaksina dhe kjo është shumë emocionuese.”– tha Vallance gjatë një konferencë për shtyp me Kryeministrin britanik Boris Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *