Vendosni fjalën kyçe....

2.5 milionë britanikë do marrin furnizim falas të Vitaminës D për rritje imuniteti


Njerëzit me rreziqe të shtuara në Angli do të marrin një furnizim falas të Vitaminës D, të shpërndarë në pragun e shtëpisë për t’i ndihmuar ata të kalojnë dimrin dhe për të hequr disi presionin ndaj NHS-së (Nation Health Service), ka thënë qeveria.

Shtesa falas e Vitaminës D do t’u ofrohet më shumë se 2.5 milionë njerëzve në të gjithë Anglinë, njoftoi qeveria.

Shtëpitë e kujdesit për të moshuarit do të marrin furnizime automatikisht.

Ndërkohë, individët që janë në listën e personave të rrezikuar do të marrin një letër që i fton ata të aplikojnë për shtesa në vitaminën e caktuar për katër muajt e ardhshëm. Dorëzimet do të jenë falas dhe do fillojnë në janar.

Vitamina D ndihmon trupin të thithë dhe të përdorë kalcium i cili është jetik për shëndetin e kockave dhe muskujve.

Ndërsa qeveria e Mbretërisë së Bashkuar vuri në dukje se hulumtimi mbi lidhjen e mundshme të Vitaminës D dhe Covid-19 është ende në vazhdim, shumë persona kanë nevojë për shtesa vitaminash më shumë se kurrë për shkak të bllokimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *