Vendosni fjalën kyçe....

45 mijë euro gjobë nëse filmon policinë gjatë detyrës, mijëra francezë dalin në protestë (Video)


Mijëra qytetarë në mbarë Francën kanë marrë pjesë në tubime kundër një projektligji të diskutueshëm mbi sigurinë publike, sipas të cilit filmimi i një oficeri policie në detyrë mund të rezultojë në një gjobë të rëndë. Kritikët thonë se kjo nxit mosndëshkimin për sjellje të keqe.

Protestat u organizuan në shumë qytete të mëdha franceze, duke përfshirë Parisin, Marsejën, Lionin, Brestin dhe Nisën, me mijëra pjesëmarrës pavarësisht shqetësimeve të Covid-19.

Demonstruesit po shprehin zemërimin e tyre rreth një projektligji mbi sigurinë publike, i cili u miratua nga dhoma e ulët e parlamentit këtë javë.

Neni 24 i projektligjit ndalon filmimin e punonjësve të policisë në detyrë me qëllim për t’i dëmtuar ata.

Arsyetimi prapa kësaj dispozite, e cila prezanton një gjobë prej 45,000 eurosh apo edhe një vit burg, është se anëtarët e policisë duhet të mbrohen nga mashtrimet dhe ngacmimet në internet.

Kritikët thonë se kjo kufizon liritë gazetareske dhe do të përdoret për të frikësuar njerëzit që duan të zbulojnë brutalitetin e policisë dhe format e tjera të sjelljes së keqe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *