Vendosni fjalën kyçe....

Australianët harrojnë pandeminë, popullojnë plazhet


Australianët, duket se izolimi i gjatë i ka detyruar që ta harrojnë dhe shijojnë temperaturat e larta dhe t’i drejtohen plazheve me nisjen e valës së parë të të nxehtit të sezonit veror.

Temperaturat shkuan në 47 gradë celcius në disa pjesë të Uellsit të Ri Jugor, rajoni më i populluar i këtij shteti.

Në Sidnej, termometri shënoi mesatarisht 40 gradë. Në shumë qytete të Australisë është vënë në zbatim urdhëri për një ndalim total të zjarreve, teksa ekipet e emergjencave përgatiten për më të keqen.

Në mendjen e tyre janë akoma imazhet e tmerrshme të sezonit të “ferrit” të përjetuar në zjarret sezonalë të vitit të kaluar.

Qytetarët duket se e kanë lënë pas pandeminë koronavirus. Kjo shqetëson autoritetet shëndetësore pasi kanë vënë re mos respektim të distancimit fizik.

Për të monitoruar sjelljet e banorëve po përdoren dronë në plazhe dhe vende të tjera publike. Situata me pandeminë koronavirus në Australi paraqitet e qetë, por autoritetet i druhen një shpërthimitë ri të infeksionit për shkak të grumbullimeve masive të qytetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *