Vendosni fjalën kyçe....

“Dhurata më e mirë që mund t’i bëni fëmijës së parë, është të mos lindni tjetër” – Posteri polemizues në Kanada


Qytetarët në Vancouver, Kanada, kanë vërejtur një reklamë që u thotë çifteve: ‘Dhurata më e dashur që mund t’i bëni fëmijës tuaj të parë është të mos bëni një tjetër fëmijë’.

Reklama është pjesë e fushatë ‘Një planet, një fëmijë’, e hartuar nga Bilanci i Popullsisë Botërore. Faqja e grupit në Facebook thotë se punon për të ‘njoftuar njerëzit për krizën e mbipopullimit dhe nxit zgjedhjen për të pasur një familje të vogël, pasi familjet e vogla po ndihmojnë për të krijuar një planet të shëndetshëm, jetë më të mirë dhe një të ardhme premtuese’.

“Njerëzit kanë shmangur temën e mbipopullimit për kaq shumë kohë dhe me të vërtetë nuk ka njohuri të përhapura se kemi një krizë të popullsisë njerëzore.” – tha drejtori ekzekutiv Dave Gardner në një intervistë me Freshdaily.

“Ne kemi besim se nëse njerëzit i dinë faktet, ata do të jenë shumë më komodë të flasin për këtë dhe t’i adresojnë ato. Ne me të vërtetë mund ta zgjidhim atë pjesë të problemit të qëndrueshmërisë që nuk duhet të zgjasë qindra vjet dhe zgjidhja është etike.” – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *