Presidenti iranian Hassan Rouhani ka fajësuar ‘mercenarët e regjimit uzurpues Sionist’ për vrasjen e Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar ushtarak, i cili u akuzua nga Izraeli për udhëheqjen e një programi armësh bërthamore në Iran.
“Edhe një herë, duart e liga të arrogancës globale u njollosën me gjak të regjimit uzurpator mercenar Sionist.” – tha presidenti iranian në një deklaratë duke shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Fakhrizadeh.
Rouhani shtoi se vrasja tregon ‘paaftësinë e armiqve të betuar të kombit iranian’ për të ndaluar përparimin e tij shkencor dhe ‘thellësinë e ligësisë dhe inatit të tyre’. Ai shtoi se shkencëtarët më të rinj iranianë do të rriten dhe do të zënë vendin e Fakhrizadeh.
Shkencëtarit iu zu pritë nga persona të armatosur dhe u qëllua brenda makinës së tij në Teheran të premten ndërsa vdiq në spital pak më vonë. Autorët e sulmit nuk dihen ende. Për vite, Irani ka akuzuar Izraelin për vrasjen dhe përpjekjen për vrasjen e shkencëtarëve të tij bërthamorë.
Në vitin 2018, Fakhrizadeh u identifikua nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu si kreu i një projekti tashmë të shkatërruar për të prodhuar një armë bërthamore.