16 persona kanë humbur jetën në vend 24 orët e fundit lidhur me Covid-19.
Viktimat sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.
Nga 2026 testime të kryera janë gjetur 545 raste të reja më Covid-19.
Për sa u përket të shtruarve në spital në tre spitalet covid po trajtohen 471 pacientë nga të cilët 27 janë në terapi intensive me 9 të intubuar.