Një nga personat e dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen e blindave në rrugën Rinasit ka lënë qelinë.
Admir Çerpja u arrestua si një nga bashkëpunëtorët për grabitjen e blindave me para. Ai ishte dënuar me 5.8 vite burg ndërsa bashkë me afatet e paraburgimit ai plotëson dënimin.
Çerpja ishte një nga të penduarit për këtë grabitje të ndodhur.
Një javë më parë u lirua dhe Diton Memlika
Ndërkohë seanca në Apelin e GJKKO vijon për të gjithë të ndaluarit për grabitjen në rrugën e Rinasit disa vite më parë.