Vendosni fjalën kyçe....

ME VIDEO – Rama s’ia kthen përshëndetjen Metës, largohet pas ceremonisë në Vlorë


Kryeministri Rama nuk ka preferuar që t’ia kthejë përshëndetjen presidentit Meta, teksa ky i fundit iu drejtua pas ceremonisë së organizuar në Vlorë në Ditën e Pavarësisë.

Në përfundim të ceremonisë, kreu i shtetit kthehet fillimisht nga e djatha e tij duke pëërshëndetur personat në krah e më pas nga e majta ku ndodhej kryeministri Rama.

Edhe pse Meta ngre dorën duke e përshëndetur kryeministrin, ky i fundit ecën përpara duke mos ia kthyer atë e duke vijuar rrugën.

Marrëdhënia mes Ramës e Metës është tejet e acaruar prej kohësh. Meta e ka akuzuar Ramën për kapjen e sistemit të drejtësisë, përdorimin e reformës në drejtësi për interesat e tij dhe oligarkëve si dhe për tentativën e kapjes së Gjykatës Kushtetuese e asaj të Lartë.

Rama nga ana e tij e ka akuzuar presidenti se ka dalë nga roli i tij dhe se ka bashkuar forcat me opozitën.

*Video Credit: Gazeta Tema


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *